Komisionet Hetimore janë garancia e parlamentit për të kontrolluar veçanërisht një Qeveri që është e ndërtuar mbi bazat e lidhjeve me krimin dhe korrupsionin!
Presidenti i Republikës noterizoi aktin më të pashembullt të një maxhorance për të deformuar rolin e parlamentit, që synon të godas transparencën, zbatimin e ligjit dhe rolin e opozitës, në një përpjekje të dështuar për të fshehur aferat dramatike dhe grabitjen e parasë publike! Ky akt na dëshmon si çdo herë një shtet të kapur, e një qeverisje të kalbur!