Janë identifikuar tre rumunët e shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi kanë vjedhur rreth 40 milionë lekë duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike, me anë të prodhimit të kartave të klonuara, kartave te vjedhura dhe duke dëmtuar ATM-të.
Florin Oprinoiu, Marian Mihai dhe Adrian Simoiu, të cilët kanë arritur të vjedhin 5 mln lekë, janë identifikuar nga Krimi Kibernetik dhe tashmë janë shpallur në kërkim.
Nga 9 dhjetori i vitit 2023 deri në 6 janar, këta persona kanë kryer katër vjedhje, ndërsa në 2 raste të tjera, pavarësisht tentativës nuk kanë arritur që të vjedhin para.
Ndërkohë tre të shpallurit në kërkim arrinin që të klononin karta bankomati dhe kanë arritur që të marrin rreth 5 mln lekë. Jo vetëm bankat e nivelit të dytë, por viktimë në këtë skemë kanë rënë edhe disa qytetarë të vendit, ku autorët kanë arritur që të klonojnë kartat e tyre dhe më pas kanë bërë tërheqjen e shumave të parave.
Krimi Kibernetik prej disa ditësh i kishte në ndjekje autorët, ndërkohë vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve kriminale dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm të implikuar në këtë veprimtari.