Mund të konsiderohen pa më të voglin dyshim si heronjt e këtyre ditëve në Shkodër, efektivet e zjarrfikeses të Shkodrës. E treguan atë disa ditë më parë ne zjarrin e rënë në spitalin e Shkodrës, në zjarrin pranë godinës së Qarkut, por edhe sonte me zjarrin që përfshiu Hotel Turizmin.

Reagim I shpejtë, në kohë rekord dhe shume profesional I të gjithë trupës së drejtuar nga Agim Ponari.
Sonte, Drejtuesi i PMNZSH, Agim Ponari se bashku me të gjithë trupen e zjarrfikesve kanë qënë në lartësinë e duhur përballë këtyre situatave emergjente që kërkojnë ndërhyrje efikase.

Në jo më shumë se 5 minuta vatra e zjarrit është neutralizuar duke kthyer qëtesine prane hotelit në qëndër të qytetit.

I pranishëm pranë zjarrit sonte ka qënë edhe vetë kryebashkiaku Benet Beci, I cili ka treguar se në të tilla situate është pranë familjeve por edhe biznesit për të garantuar ndërhyrjen e shpejte dhe në kohë të të gjithë mekanizmave shtetërore.

Fatmiresisht zjarri që u regjistrua sonte nuk kishte asnje te lenduar vetem deme te vogla materiale, por meritë në këtë situatë është edhe për efektivet profesionistë të zjarrfikesve të Shkodrës që meritojnë duartrokitjen e të gjithëve!