Gjatë natës në akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka patur reshje mesatare dëbore. Ndërkohë, që në orët e para të mëngjesit këto reshje janë ndërprerë.
Mjetet borëpastruese menjëherë kanë nisur punën në terren, jo vetëm për pastrimin dhe kriposjen, por edhe krijimin e hapësirave në mënyrë që të ketë vend nderrimi mes automjeteve.
Qarkullimi po vijon normalisht. Inspektorët e ARRSH apelojnë drejt shoferëve që të kenë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
Ndërkohë që rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore.Shqetësim vijon të mbeten shkëputjet sporadike të energjise elektrike si pasojë e defekteve dhe mbingarkesës në rrjetin elektrik. Disa orë më vonë OSHEE bëri me dije se energjia është rikthyer në të gjitha zonat malore. Aktualisht qarku Shkodër është i qarkullueshëm në të gjithë segmentet e saj.