Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot Ceremonia e Betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, të cilët u miratuan një ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.

+Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ervin Mete, Ministër i Financave, u betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme.