Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës.

Si pasojë e temperaturave të ulëta, në akset Korçë-Dardhë, Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Valbonë ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Megjithatë rrugët janë të pastruara dhe qarkullimi vijon pa probleme.

“Temperaturat kanë qenë të ulëta. Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje. Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme”, njoftoi ARRSH.

ARRSH i bën thirrje drejtuesit të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./tvklan.al