Report Tv ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. 22 vjeçari Gëzim Sinomati dyshohet se është ekzekutuar me “snajper” sapo ka dalë në ballkonin e katit të tretë të pallatit ku kishte apartamentin.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë kontrolle në banesa të ndryshme. Dyshohet se snajperisti ka qenë në ndërtesën përballë pallatit ku banonte viktima.