Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. Z., 50 vjeç dhe D. L., 49 vjeç, të dy banues në Malësi te Madhe.

Me detyrë inspektorë pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, pasi dyshohet se kanë lëshuar një akt miratimi higjeno-sanitar, për dy subjekte (resorte) të cilat nuk i plotësojnë kushtet ligjore për këtë parametër, duke qenë se janë në ndërtim e sipër.