Të dhënat e fundit të Eurostat nxjerrin mashtrimet e Qeverisë!Propagandohet një rritje në sektorin turistik, por të dhënat dëshmojnë se kjo rritje nuk është përkthyer në progres të ekonomisë familjare.
Shtresa e mesme vazhdon të jetë shtresa më e goditur nga të dhënat e ekonomisë!
Shpenzimet për ushqime përbëjnë 31% të prodhimit të brendshëm bruto, apo e thënë ndryshe asaj që prodhon ekonomia në një vit.
Kjo është shifra më e lartë në Evropë madje shkon disa herë më shumë se mesatarja e Evropës prej 6.6%. Sipas vetë INSTAT ushqimet sot kushtojnë mbi 7% më shtrenjtë se një vit më parë. Produket bujqësore janë 11.8% më shtrenjtë se në Bashkimin Evropian.
Shpenzimet për ushqime në nivele kaq të larta dëshmojnë se pagat që përballen me tregun vazhdojnë të jenë të ulëta dhe çmimet e larta kanë ndikuar shumë në kosto të shtuara.
Familjet sot po përdorin të ardhurat për të mbuluar vetëm nevojat e tyre më bazike.
Kjo është ekonomi e ngritur mbi një mashtrim të madh e abuzim dramatik!
Nuk janë familjet shqiptare si oborri i Kryeministrit dhe qeverisjes ku shkëlqen pa u ndalur luksi hajduterisë!