Ministria e Brendshme deklaroi të shtunën se 155,754 emigrantë zbarkuan në Itali në vitin 2023, përfshirë mbi 17,000 të mitur të huaj të pashoqëruar.

Moti i mirë që ka karakterizuar ditët e festës së Vitit të Ri ka krijuar mundësinë që katër varka të mbërrijnë në brigjet e Lampedusës në Itali. Mediat italiane raportojnë se rreth 147 emigrantë dhe refugjatë zbarkuan në ishullin e vogël siccilian me katër varka të veçanta, duke shënuar mbërritjet e para të vitit.

Pas transferimit të 650 personave jashtë ishullit, mëngjesin e së martës ishin 352 persona në pikën e pritjes së përkohshme të emigrantëve. Me urdhër nga prefektura Agrigento, 300 persona thuhet se u transferuan më vonë gjatë ditës me traget pasagjerësh në Porto Empedocle në Sicilinë kontinentale. Ministria e Brendshme deklaroi të shtunën se 155,754 emigrantë zbarkuan në Itali në vitin 2023, përfshirë mbi 17,000 të mitur të huaj të pashoqëruar.

Kjo paraqet një rritje prej 50% krahasuar me një vit më parë, kur kishte 103,846 të ardhur.