Një 73 vjeçar ka plagosur veten me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 në fshatin Mal Vilëz. I moshuari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2024, rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi Q. E., 73 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armën e përdorur nga 73-vjeçari.

Ggrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.