Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen e Agim Jazaj nga Saimir Xhafa, jashtë xhamisë Xhura.
Sipas policisë, Jazaj ofendonte Saimir Xhafën, sidomos gjatë kohës para ose pas faljes në xhami. Sipas dëshmitarëve, ditën e ngjarjes fillimisht pati një konflikt brenda ambienteve të xhamisë dhe më pas situata doli jashtë kontrollit në ambientet e jashtme, ku Saimir Xhafa mori pistoletën dhe qëlloi 3 herë në drejtim të Jazajt, duke e plagosur në bark.
Hetuesit akoma nuk e kanë marrë në pyetje të plagosurin pasi nuk ka qenë në gjendje për të dëshmuar.
Dëshmia e tij pritet të ndihmojë hetuesit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, autori Saimir Xhafa akoma nuk është lokalizuar nga policia për t’u arrestuar, pavarësisht se janë bërë disa kontrolle.
Klan News