Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me portugezin Ruben Saraiva, i cili një ditë më parë u la në burg nga Gjykata e Lezhës, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19 prill të vitit që lamë pas në Shëngjin. 28-vjeçari i ekstraduar nga Maroku për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ka qenë i veshur me antiplumb gjatë seancës gjyqësore për rivlersimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ndërsa në deklarimet para togave të zeza ndonëse ka mohuar përfshirjen në vrasje është shprehur i frikësuar se mund t’i rrëzikohej jeta gjatë qëndrimit në Shqipëri.
”Sa më gjatë të qëndroj në Shqipëri jam i rrezikuar”, mësohet të ketë thënë Ruben Saraiva , i cili ka refuzuar të japë dhe gjeneralitetet e plota gjatë seancës gjyqësore të ditës së martë.Pas caktimit të masës së sigurisë arrest në burg pa afat, nën masa të rrepta sigurie, 28-vjeçari portugez u dërgua në Burgun e Reçit në Shkodër, nga ku mësohet se është hartuar një plan masash për garantimin e sigurisë së tij.Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës.
Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.