Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar se mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.

Balla e dha lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se një pjesë e mjeteve do i kalojnë Policisë së Shtetit dhe pjesa tjetër do i shkojë Repartit RENEA për operacionet e tyre.

Ai tha se mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, nuk do të nxirren më në shitje, me qëllim parandalimin e rikthimit të tyre tek të njëjtët pronarë.

POSTIMI I PLOTË:

Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre. Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit.