Policia e komisaritit Vau i Dejës ka arrestuar një shtetas 46 vjeç banues në fshatin Stajkë. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.
Sakaq, specialistët e sektorit të policisë rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.