Teksa në orën 15:00, Gjykata e Posaçme pritet të shpallë vendimin mbi kërkesën për arrestimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat.

Ndër të tjera, Berisha foli dhe për vazhdimësinë e aksionit opozitar dhe protestave që ai ka paralajmëruar për në muajin janar. Edhe pse pritet që të ndalohet në arrest shtëpie, Berisha tha se janari do të jetë muaji i protestave dhe gjithçka varet nga qytetarët, të cilët do duhet të zjgedhin nëse do të përballen me atë që ai e cilësoi si “diktaturën e re”.

“Protesta do të ketë në muajin janar. Dmth do të ketë protesta. Gjithnjë e më shumë del e qartë, gjithçka varet nga vendimi i qytetarëve shqiptarë për t’u përballur me diktaturën e re, me armët e diktaturës, SPAK, dhe armët e tjera të saj. Tani jemi në këto kushte. Do të fillojmë në janar dhe do të ndërpriten protestat deri sa të ikë Edi Rama nga pushteti. Ka një mobilizim nga demokratët.”, tha Berisha.