KF Vllaznia ka bërë ditën e sotme realitet premtimin e bërë në pragndeshjen me Skënderbeun.
Nga shuma e grumbulluar nga shitja e biletave të kësaj ndeshje, është grumbulluar një fond i cili ka shkuar për blerjen e një autoveture e cila ka qenë mëse e domosdoshme për Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër.
Si rrjedhojë katër futbollistë të skuadrës tonë kanë qenë të pranishëm sot në ambjentet e kësaj Shtëpie jo vetëm për të dorëzuar çelësat e kësaj autoveture, por edhe për të festuar e gëzuar bashkë me gjyshërit duke kaluar disa çaste vërtetë të këndshme bashkë me ta në këto ditë festash.