Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi ditën e sotme në një takim informal me gazetarët. Ai u pyet për çështje të ndryshme, e një prej tyre ishte dhe hetimi ndaj Metës.
Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment. Më pyesni sa herë takohemi për këtë çështje. Kemi dhëne përgjigje”.