Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani premtoi “zhvillime të reja” lidhur me Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati në shtator të këtij viti.

Në takimin me dyer të mbyllura me gazetarët e drejtësisë, Altin Dumani u pyet lidhur me vendndodhjen e ish-ministrit në arrati Arben Ahmetaj.

Përgjigja e tij ishte:

“Po hetojmë”.