Presidenca e Ipeshkvnore e Shqipërisë ka nisur procesin e mbledhjes të sa më shumë informacioneve dhe dëshmive për Atë Anton Harapin të bashkangjitet në listëve e 38 martirëve të shpallur nga Papa Françesku në nëntor të vitit 2016.
Imzot Angelo Massafra në cilësinë e Kryetarit të Konferences Ipeshkvore të Shqipërise në një konferencë për shtyp, bërri thirrje që çdo kush që disponon dëshmi apo informacione rreth figurës së Atë Anton Harapit t’i sjellë në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër.
Trashëgimtari i familjes së Padër Anton Harapit , Jozef Shiroka nga hulumtimet që ai ka bërë thotë se arkiva e shtetit disponon dëshmi të mjaftueshme.
Një grup i posaçëm në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër, është angazhuar dhe merret me këtë proces për plotësimin e dosjes, e cila më pas do t’i dërgohet Vatikanit për ta shqyrtuar dhe të marrë vendim.
Padër Anton Harapi u lind në fshatin Shirokë të Shkodrës në vitin 1888. Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, Padër Anton Harapi u shpall si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. Ai u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua të nesërmen. Nuk dihet vendi ku iu varros trupi.