Ditën e sotme pritet të zhvillohet protesta e opozitës e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha para Kuvendit.
Teksa jashtë selisë së Parlamentit opozitarët do të protestojnë kundër qeverisë Rama, në seancë pritet të votohet për heqjen e imunitetit të kreut të Berishës pasi Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit dhe Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e firmosur nga 30 deputetë opozitarë për pezullimin e masave ndaj tij.
Në një dalje për mediat, dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës. Nën sloganin “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese.
Kryedemokrati tha gjithashtu ka deklaruar dje se kjo protestë nuk do të ndalë deri në rrëzimin e qeverisë, dhe se sot do të jetë “kudo, edhe në sallë, edhe jashtë saj”. Opozita ka paralajmeruar mosbindje civile me të gjitha metodat që parashikojnë manualet ndërkombëtare të rezistencës.