Në Policinë e Shtetit, ka rinisur procesi i Vettingut pas disa mmujash ndërprerje.Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka realizuar fazën e radhës të Vettingut në Policinë e Shtetit me listën e punonjësve të policisë që do të marrin pjesë në shortimin që do bëhet prej këtij komisioni në kuadër të procesit të vlerësimit të figurës së punonjësit të policisëSeanca e parë pritet që të nisë brenda pak ditësh ku sic mësohet përmes burimeve subjekti i parë që do të kalojë në sitën e këtij procesi është Edmond Sulaj, drejtues I drejtorisë vendore në Policinë e Shkodrës.Sula do të japë shpjegime në tre shtylla hetimi, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure. Edmond Sulaj u emërua në në këtë detyrë në tetorin e këtij viti duke zëvëndësuar paraardhësin e tij Ervin Hodaj i cili u largua nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për të marrë detyrën në krye të Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtori të Përgjithshme, detyrë të cilën më herët e kishte mbajtur Edmond Sulaj aktualisht Drejtor i Policisë së Shkodrës.Sulaj u prezantua në javën e dytë të Tetorit të këttij viti nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga. Ky i fundit ka vlerësuar punën shumë të mirë të bërë nga drejtor Hodaj, duke vlerësuar integritetin profesional dhe moral të tij, si dhe theksoi se kjo punë duhet të çohet më tej, nga drejtori i ri Sulaj, i cili gjithashtu është një drejtues karriere, që ka treguar integritet të lartë moral dhe profesional, gjatë kryerjes së detyrave të mëparshme në Policinë e Shtetit.