Pas kryerjes se krimit Sokol Mjacaj ka kërkuar të flas me babain e tij.
Nga biseda thonë burimet ishin shumë të qetë duke i treguar dhe nuk shprehin shqetësim për ngjarjen e ndodhur.
Sipas gazetarit të “Ora News” Edison Vatnikaj, biseda nuk ka qenë e gjatë ku thjesht ka pasur përshendetje mes tyre.
Hetuesit kanë bindje se Mjacaj të jetë paguar për këtë krim dhe se shumën e parave të jëtë dhënë familjës së tij.
“Ora News” mëson se i vëllai i Sokol Mjacaj, Pavlini lëvizte nga Belgjika në Shqipëri.
Ai është i vetmi kontakt me Mjacaj, pasi i sillte ushqime dhe para në burgun e Peqinit.
Pas ngjarjes së regjistruar në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen Policia e Shkodrës ka zbarkuar në banesën e familjes së Sokol Mjacajt.
Gjatë kontrollit të banesës nuk është gjetur asgjë e kundraligjshme. /oranews/