Pjestarë të shoqatës antikomuniste “13 dhjetori 1990”, deputetë , anëtarë dhe simpatizantë të partive të djathta, përkujtuan demonstraten e parë antikomuniste, duke vendosur kurora me lule në lapidarian përballë Bashkisë Shkodër.

Ndërsa pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore ishte edhe kryetari i partisë demokratike zyrtare, dega Shkodër, Xhevdet Amuli.

Ndërkohë, gjatë ceremonisë që u zhvillua në përkujtim të 13 dhjetorit 1990, u risollën në vëmendje ato momente të vështira që kontribuan për të sjellë demokracinë në Shqipëri.

Demonstrata e 13 dhjetorit është cilësuar si e para protestë antikomuniste në vendin tonë. Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Deri në datën 24.12.1990 u dërguan në gjyq 50 persona.