Menjëherë pas takimit në Shkodër ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se mosbindja civile do të thotë një revoltë e qytetarëve shqiptar për të flakur nga pushteti regjimin e kryeministrit Rama i cili është i tmerruar dhe se me vendimin e fundit për kërkesën “arrest shtëpie” që SPAK i ka dërguar Parlamentit po firmos fundin e tij.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se ish-kryeministri Berisha, ndër të tjera tha se demokratët nuk janë peng i askujt dhe se po luftojnë si luanë.