Në lagjen historike të “Gjuhadolit” në Shkodër ndodhet një prej banesave karakteristike në të cilën banon familja Nuku. Teksa kalon aty pranë , në dritaren e shtëpisë bie në sy ky Betlehem që simbolizon vendlindjen e Jezu Krishtit, të cilin e ka punuar me dorë e zonja e shtëpisë Meri Nuku.

Në ambjentet e shtëpisë të mbushur me relike që lidhen me qytetërimin e Shkodrës, ky nuk është i vetmi Betlehem

Meri tregon se për të realizuar këtë punim i është dashur dy muaj.Që në moshën 19-vjeçare deri sot, kur është në të 70-at, Betlehemi është i pranishëm në këtë ambjent familjar punuar nga vetë dora e saj.

Betlehemi i gjallë për herë të parë është ndërtuar nga Shën Françesku, dhe që nga ajo kohë në shumë vende të botës krijohen të tilla me rastin e krishtlindje. Betlehemi apo fusha e barinjve është vendi ku Jezu Krishti lindi mbi 2000 vite më parë.