Një tentativë grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Laç mëngjesin e sotëm.

Korrenspondenti i Klan News, Martin Marku, raporton se gjatë tentativës së grabitjes ka patur të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet të jetë plagosur një punonjës policie.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore.

Informacione të tjera të detajuara priten në vijim.

/tvklan.al