Një operacion anti-drogë ka çuar në sekuestrimin e rreth 500 kg kanabisi në Vlorë. Operacioni është zhvilluar gjatë natës në fshatin ‘3-Vllazër’, ku policia ka ndaluar një fugon të mbushur me kanabis, i cili ishte gati për trafikim. Gjatë operacionit janë arrestuar 7 persona, ndërsa kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA.
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili siguron foto ekskluzive të drogës së ndarë në 34 pako. Siç shihet edhe nga foto, droga është e stampuar me shkronja si, K, F, A.
Ende nuk dihet se ku ishte destinacioni i drogës.