Janë publikuar pamjet e operacionit të zhvilluar gjatë natës nga polciai dhe forcat RENEA në Vlorë.
Në pamjet e kapura gjatë operacionit shihet se si polica ka arritur të kapë anëtarët e grupit kriminal, që vepronte në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se sasia prej 500 kanabis që u gjet brenda një furgoni në lagjen “11 Janari”, do të trafikohej drejt Turqisë në rrugë detare. Sipas unifromave blu, droga është përpunuar dhe ambalazhuar në magazinën e dy vëllezërve Idriz Meminaj, 39 vjeç, dhe Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër.
Më pas me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e dërgonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas drejt Turqisë. Por furgoni i mbushur me drogë është bllokuar nga policia në lagjen “11 Janari” dhe gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe sekuestruan 34 pako të madhësive të ndryshme, me kanabis në formë boçeje.