Jamarbër Malltezi ka reaguar pas kërkesës që SPAK i dërgoi ditën e sotme Kuvendit të Shqipërisë ku dhe i kërkoi lejimin e arrestimit të vjehrrit të tij, ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Teksa ka krahasuar vendimet e marra nga prokurorët ‘politikë’ me ato të Sigurimit të Shtetit, Malltezi ka listuar shkeljet që sipas tij SPAK ka bërë.