Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë nga ambientet e SPAK, ku ndodhej prej rreth 10 orësh.

Sipas burimeve, Beqaj ka qenë i pyetur lidhur me koncesionin e Sterilizimit, për të cilin ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Disa ditë më parë, GJKKO la në fuqi masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin Beqaj.

– Advertisement –

Beqaj dyshohet të ketë kryer “shpërdorim të detyrës në bashkëpunim” gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.

Nga ana tjetër Beqaj ka hedhur poshtë akuzat, por nënvizoi që do të vendoset në dispozicion të drejtësisë që të zbardhet e vërteta.