Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Kurbin, teksa raportohet se një efektiv policia ka mbetur i plagosur.

Mësohet se të shtënat kanë ndodhur gjatë një tentative grabitjeje, teksa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Pritet reagimi i policisë për më shumë detaje.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, në fshatin Prush të Tiranës disa persona tentuan të grabisnin një banesë, duke kërcënuar familjarët me armë, por fatmirësisht gjithçka ëhstë parandaluar nga policia. Grabitësit teksa largoheshin qëlluan me armë drejt policisë dhe arritën që t’ia mbathnin. Ende janë në arrati.