Angjelin Nënshati ishte fotografi i fundit shkodran i plejadës së të mëdhenjve në këtë fushë, nxënës i Marubit.

Ai ka lënë një fond prej 280 mijë imazhesh Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” çka tregon qartë për aktivitetin e pasur fotografik. Djemtë e tij e trashëgojnë profesionin e të atit prej shumë vitesh.

Ai vërtetë ishte një fotograf i përkushtuar por puna e tij kërkonte jo pak sakrifica.Për Leonin një sfidë jo e lehtë është edhe digjitalizimi i arkivit fotografik të Angjelin Nënshatit.Ka kujtime të shumta me Angjelin Nënshatin edhe ish-nxënësi i tij dhe vazhduesi i traditës së imazhit, Çesk Shllaku.

Angjelin Nënshati u lind më 12 dhjetor 1929, në Shkodër. Ai do të shquhej për përkushtimin e tij në fushën e fotografisë, duke fiksuar ngjarjet më të rëndësishme të historisë së qytetit të Shkodrës e më gjerë. Vdiq më 18 prill 2008, në moshën 79-vjeçare, në Shkodër.