Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur gjatë natës në Kurbin të Laçit, ku u regjistruan të shtëna me armë.

Mësohet se një efektiv policie ka deklaruar se është kërcënuar nga disa persona gjatë kohës që ishte duke patrulluar. Në dëshminë e dhënë për kolegët e tij, ai ka deklaruar se dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë dalë para dhe kanë qëlluar në ajër, për takërcënuar.

Ai ka deklaruar se nuk ka arritur që t’i njohë dy personat që i bënë pritë në rrugë, por sipas tij, ata kanë tentuar t’i marrin paratë dhe sendet e tjera që kishte me vete.

Policia po heton dy pista, faktin që deklarata e efektivit mund të jetë e vërtetë, por edhe e inskenuar pasi në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja. Në Lezhë ndodhet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.