Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka nisur me kritika. Kur kryeministri Edi Rama mbërriti në takimin që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, ka gjetur pak deputetë të pranishëm. Ai ka bërë kritika ndaj deputetëve për prezencën dhe u ka sugjeruar të vijnë më herët në mbledhje.

“Ju duhet të kishit mbërritur 1 orë përpara këtu”- u ka thënë Rama.

Mbledhja e grupit parlamentar të PS u mbajt në lidhje me seancën e ardhshme parlamentare ku pritet të miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.

/Dosja.al