Tre universitete, ato të Shkodrës, Beogradit dhe Tetovës bashkuan forcat e tyre në konferencën ndërkombëtare “Pikëtakime kulturore në arealin ballkanik” me iniciativën e Departamenteve të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Fokusi i konferencës ishte evidentimi i gjuhës shqipe dhe vlerave të saj, por dhe i çështjeve që trajtojnë identitete kulturore të veçanta që shërbejnë si ura lidhëse ndërmjet vendeve të rajonit.

Përshëndetën punimet e kësaj konference edhe përfaqësuesit e dy universiteteve të tjera pjesëmarrëse, të cilët vendosën theksin në mbështetjen që duhet t’i jepet gjuhës shqipe në keto universitete.

Në konferencën e zhvilluar në mjediset e Bibliotekës Shkencore u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit, një rajon i pasur me histori, por edhe me shumë sfida përpara.