Shpërthen bombola e gazit në Shkodër. Raportohet se për pasojë ka mbetur i lënduar një 71-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh.Q. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Sipas bluve të Shkodrës dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së të moshuarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. Q., 71 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve të gazit, i ka shpërthyer bombola e gazit dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta./ZËRI