Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Fier, ndër të tjera ironizoi shpërblimi ne qeverisë Rama për pensionistët në shumën 5 mijë lekë.
Berishatha se Edi Rama është “pareliu më i madh në vend” për shkak të lidhjeve të tij me bandat dhe trafikantët. Berisha u shpreh me garanci se në zgjedhjet e vitit 2025, Rama nuk do t’i japë më 50 mijë lekë pensionistëve, por nga 150 mijë lekë.
“Edi Rama është pareliu më i madh i vendit se kontrollon të gjitha grupet kriminale, të gjitha trafiqet, të gjitha buxhetet, etj. Po përveç këtyre, policia politike e përbërë nga patronazhistët dhe aktivistët, që u qëndruan ju si terroristë mbi kokë, që kërcënuan, që mbillnin frikë, që rrethonin qendra. Së fundmi, bandat e vrasjeve. Ju ndoshta e keni parë në Shkodër se çfarë bënë Bajrët. Po si Shkodra, kanë qenë një seri qytetesh të tjera.
Prapë t’i themi vetes, a mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën? Nuk duhet të mashtrohemi.
Ju garantoj se në zgjedhjet e vitit 2025, Edi Rama nuk do shpërndajë 50 mijë lekë për pensionistë, por 150 mijë lekë, sepse i funksionoi ajo. Ju garantojë se nuk do ndajë 50 milionë euro për tërmetin, aty i mban në çadra, do ndajë 80 milionë euro. Pra, votëblerja për zgjedhjet politike do jetë 3 herë më e madhe.
A është kjo një situatë dëshpëruese? Po, nuk them jo. Por a është kjo një situatë pa rrugëdalje? Absolutisht jo. Kjo ka rrugëdalje. Ne kemi përpara një narkodiktator, një narkotiran me të cilin ne duhet të përballemi dhëmb për dhëmb gjer në rrëzimin e tij.
Nuk ka betejë më të shenjtë për një forcë politike dhe për një shoqëri se beteja për votën e lirë. Pse e votoi Kuvendi, Sali Berishën? E votoi pikërisht për linjën e mosbindjes civile. E votoi pikërisht për betejën pa kthim. E votoi pikërisht me bindjen më të madhe se me këtë rrugë, PD do ecë drejt fitores. Do fitojë.”- tha Berisha.