Raporti i PISA dëshmoi degradimin e arsimit në vend.
Shqipëria renditet në vendin e 67 në Matematikë, të 69 në shkencë dhe ajo që është më shqetësuese renditemi në vendin e 72 në lexim nga 81 shtete të listuara. Renditemi në vendin e parafundit në rajon duke lënë pas vetëm Kosovën.
Këto shifra tregojnë një rritje të analfabetizmit funksional, ku kjo duhet të shërbejë si një sirenë alarmi për institucionet tona drejtuese.
Kjo është një mungesë e theksuar fokusi që qeveria ka në arsim, ku edhe në Buxhetin e vitit të ardhshëm i dedikohet vetëm 2.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Strategjitë për arsimin vazhdojnë të mbeten vetëm të shkruara në letër.