Në prag Krishtlindjeje, ekziston “rreziku i madh i sulmeve terroriste në Bashkimin Europian.”
Alarmi u dha nga komisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson që nënvizoi se polarizimi shoqëror i shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas po rrit rrezikun e dhunës.
Deklaratat e saj erdhën disa ditë pasi një turist u godit me thikë për vdekje në Paris.
BE-ja po vë në dispozicion një fond shtesë prej 30 milionë Eurosh për rritjen e nivelit të shtesës, tha zonja Johansson. Ajo nuk specifikoi nëse kishte ndonjë informacion konkret për të dhënë këtë paralajmërim.
“Ne e pamë ditët e fundit në Paris, për fat të keq e kemi parë edhe më herët,” shtoi ajo përpara një takimi të ministrave të Brendshëm të BE-së.
Një paralajmërim i ngjashëm erdhi nga ministrja e Brendshme gjermane, NancyFaeser, e cila u tha gazetarëve se BE-ja duhej të vëzhgojë me vëmendje kërcënimet dhe propagandën, pasi ekziston një “rrezik i lartë emocionalizimi dhe radikalizimi i mëtejshëm i autorëve të dhunshëm islamikë”.
Shumë vende europiane po ndeshen me rritje të krimeve të urrejtjes që kur militantët e Hamasit sulmuan komunitetet izraelite më 7 Tetor, duke lënë të vdekur rreth 1200 vetë.
Ministrat e BE-së po takoheshin pas një sulmi vdekjeprurës pranë Kullës Eifel të shtunën, ku një turist gjerman 23-vjeçar i quajtur Collin B u godit me thikë për vdekje dhe partnerja e tij dhe një turiste britanik u plagos.
Policia tha se i dyshuari 26-vjeçar francez, i identifikuar si Armand R, i cili vjen nga një familje jofetare iraniane, është besnik i grupit radikal Shteti Islamik.
Klan News