I tronditur me vrasjen e Liridonës nga babai i dy fëmijëve të saj, opinioni publik kërkon të mos heshtë. “NeLiriDona” është mesazhi i zgjedhur nga vajzat dhe gratë shkodrane në marshimin sensibilizues për ngjarjen e rëndë në Prishtinë.

“Ky është një rast që nuk po cenohet vetëm gruaja, por po cenohet familja shqiptare.”

“E vërteta është që duhet t’i mësojmë vajzat të kenë të drejtën e fjalës, të drejtën për të zgjedhur dhe për të qenë të barabarta”.

Si nënë unë kam mbi shpatulla një përgjegjësi shumë të madhe, për të rritur një djalë, të cilin duhet ta mësoj t’i dojë vajzat”.

Këto kanë qënë deklaratat e disa prej pjesëmarrëseve në marshim.

Pas marshimit, janë ndezur qirinj tek monumenti i Nënë Terezës.