Prestigjozja australiane “Lonely Planet” e cila shërben si një guidë turistike online, i ka kushtuar një artikull bukurive të Shqipërisë.
Pikërisht për këtë, ka shkruar në Facebook-un e tij kryeministri Edi Rama. Ai thotë se janë promovuar 9 destinacione mes perlave pafund të vendit tonë, në vigjilje të 2024-ës.
“Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra në Gjirokastër, prestigjozja e udhëtimeve”Lonely Planet” propozon 9 destinacione mes perlave pafund të turizmit shqiptar, një super promovim në vigjilje të 2024-ës “Ejani me mendje të hapur, me një plan të qartë dhe bëhuni gati për t’u zhytur brenda një kulture të pasur si asnjë tjetër në Evropë”, është ftesa e revistës së njohur për të vizituar Shqipërinë”, shkruan kreu i qeverisë.
Më poshtë disa nga fotot që “Lonely Planet” ka zgjedhur mes shumë vendeve atraktive të vendit:
Ujëvara e Thethit
-Korçë
-Gjirokastra
-Dhërmi
-Porto Palermo
Kujtojmë se ky vit ka qenë mjaft fitimprurës në sektorin e turizmit dhe vëmendja e të huajve ndaj bregdetit apo terrenit malor të vendit ka qenë maksimale. Mbi 9 miliardë turistë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit./tvklan.al