Një sasi e madhe nafte është hedhur në orët e mesditës pranë bulevardit të sapoasfaltuar “Mehmet Pashe Plaku” në qytetin e Shkodrës, duke dëmtuar këtë investim por edhe duka paraqitur rrezikshmëri për udhëtarët përgjatë këtij segmenti rrugorë.
Më të marrë një informacion të tillë, inspektorë të rajonit, punonjës të bashkisë Shkodër, policia bashkiake dhe forcat zjarrfikëse kanë marrë masa për të ndërhyrë për të rikthyer normalitetin përgjatë këtij segmenti rrugorë.
Sipas të dhënave bëhët me dije se sasia e karburantit është hedhur nga një bot nafte, personi i cili po e drejtonte nuk është identifikuar ende nga Policia e Shkodrës e cila ka nisur hetimet për këtë rast.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar, në rrjetet sociale ka reaguar edhe Kryetari i bashkisë Shkodër, i cili ka ftuar të gjithë qytetarët që të mbrojnë pronën e përbashkët publike.