Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin Top Talk në Top Channel ku foli edhe për politikanët e korruptuar dhe hetimet e SPAK.

“Në radhë është një politikan i lartë që pritet, ka ditë që pritet dhe zien e gjithë media e shoqëria civile.

Pritej të premten se të premten ndodhin gjithmonë, e nuk u bë.

Është kthyer dhe në një lloj konotacioni si humor tani. Ka të dhëna serioze që mund të ketë arrestime të politikanëve shumë të lartë,” tha eksperti.

Në media kohët e fundit flitet emri i ish-Presidentit Ilir Meta, si i implikuar në çështjen CEZ-DIA.