Kompanitë e basteve kanë nisur menjëherë që të kuotojnë shanset e Kombëtareve për të fituar Europianin e Gjermanisë.

Franca dhe Anglia duken niveli tjetër, teksa këto dy kombëtare kanë koeficientin më të ulët për sukses, 5. Më pas vjen vendi organizator, Gjermania me koeficientin 7, Spanja 8 dhe Portugalia 10

Ndërkohë, vërtet interesante të shohësh se Shqipëria del tërësisht jashtë loje. Sipas kompanive të basteve, shansi që Shqipëria të fitojë EURO 2024 është zero. Kuqezinjtë kuotohen me koeficientin 400 për të mbërritur te suksesi i trofeut.

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj në europian, teksa ndodhet në vazon e dytë, në pritje tëshorteut që do të hidhet më 2 dhjetorpër të përcaktuar grupin nga ku do të nisë rrugëtimi në Gjermani.