Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur lidhur me operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, mes të cilëve është dhe operacioni ku u arrestua një nga ish-drejtuesit e lartë të Policisë Erzen Breçani dhe djali i tij.

Balla tha në emisionin “Opinion” se operacioni nuk është dekonspiruar dhe personat që kanë qenë në Shqipëri janë arrestuar.

“Të gjithë personat që ishin në Shqipëri prej kohësh, janë arrestuar. Personat që nuk janë arrestuar, janë persona që ndodheshin jashtë Shqipërisë prej kohësh. Nuk ka patur asnjë lloj dekonspirimi të operacionit”,-tha Ball.

Ministri tregoi dhe numrin e personave që janë shpallur në kërkim në Tiranë.

“Ne në Tiranë kemi në kërkim 1 mijë persona, që kanë kryer krime ndër vite. Për këtë arsye është ideuar operacioni “Forca e Ligjit”. Pjesa e tyre më e madhe nuk janë në Shqipëri. Një numër i caktuar gjendet në Dubai dhe disa të tjerë në vende të ndryshme në Europës”,-tha Balla.