Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku komentoi një deklaratë të ministrit të brendshëm, Taulant Balla, lidhur me fatin e Ervis Martinajt.
Balla deklaroi në një emision televiziv, se policia ka të dhëna të reja për Martinajn dhe la të kuptohet se ndaj tij është kryer një vepër penale.
Artan Hoxha deklaroi se policia e di fatin e Martinaj dhe është e qartë se ai është vrarë, por ende nuk e ka dokumentuar vrasjen dhe asgjësimin e kufomës së tij.
“Në 9 gusht të vitit të kaluar, Martinaj u zhduk papritmas. Në fakt ai u rrëmbye dhe u asgjësua. Që nga ajo kohë, Rama i la drejtorit të policisë 100 ditë afat. Ka kaluar 1 vit e katër muaj. Nga ai moment nuk është thënë që policia nuk di gjë, por që policia nuk po e provon dot. Pra jo se nuk e di, policia e di.
Gjithë këta të policisë që sheh ti, i dinë gjërat, por puna është si i përdorin. Ajo që lë Balla të kuptohet, është që policia e di çfarë ka ndodhur por po vonon për tu provuar.
Këtë si hetim e ka prokuroria dhe jo policia. Ka dy hetime, një hetim të SPAK, i cili e ka Ervis Martinajn njeriun më të kërkuar dhe prokuroria e Kurbinit heton zhdukjen e kufomës së Martinajt. Ndërkohë qeveria thotë e dimë çfarë ka ndodhur por nuk kemi akoma provat.
U bë si telenovelë kjo. Unë kam dhënë nje version që në fillim dhe i mbetem asaj.
A ka të reja? Ngjarja kur ka ndodhur, telefonat e kriptuar kishin dalë nga qarkullimi. Pra deri në mars 2021 kanë qenë. Policia dhe Prokuroria kanë kanale të tjera për ta provuar. Deri një njëfarë momenti nuk ka patur edhe shumë interes për t’u marrë me këtë.
Cfarë kemi parë? U nxorr foto i një takimi të Bashës dhe atje ishte babai i Martinajt. Thashë kontrolloni listën e PD, kur vjen emri me M, është edhe babai i Martinaj. Por është fakt që në ndarjen mes Bashës dhe Berishës, Martinaj mbajti krahun e Bashës. Policia e di se çfarë ka ndodhur. Unë uroj ta kenë dokumentuar.
Se përshembull Jan Prengën e pamë të vdekur ne me video, por nuk ka kufomë…”, tha Hoxha.