gjithë vendi po përgatitet për festat e Nëntorit. E referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave, që e caktoi të hënën, pra datën 247 nëntor ditë pushimi, i bie që administrata shtetërore të pushojë 5 ditë rresht, përfshirë këtu edhe fundjavën që i paraprin 28-29 nëntorit.

Pano Soko, ekspert për ekonominë tha: “Administrata Shqiptare pushon mirë. Po të llogarisim gjatë një viti janë 52 javë shumëzim për 2 ditë bëjnë 104 ditë, plus 22 ditë pushimi vjetore, 126 ditë, i shtojmë këtu 15 festat zyrtare janë 141 ditë gjithsej. 141 ditë janë më shumë se 4 muaj, janë gati 5 muaj pushime. Pra administrata pushon gati 40% të kohës dhe punon 60% të kohës.

Por unë mendoj se kjo është një gjë positive e cila duhet mbështetur, për shkak se dimensioni i ri ku shoqëritë po shkojnë është dimensioni human, ku marrëdhëniet sociale, sidomos marrëdhëniet brenda familjes janë ato që stimulohen më tepër. Për shembull, në Gjermani dhe Francë sot është e ndaluar me ligj që punonjësi të telefonohet apo t’i dërgohet email pas orarit zyrtar të punës. Sot është kuptuar që jo detyrimisht të qëndruarit në punë prodhon të mira, përkundrazi është eficenca në punë që prodhon të mira. Ti mund të jesh 7 ditë në punë, por efektivisht, në eficencë ti punon 2 ditë. Për këtë arsye sot Finlanda po diskuton javën 4 ditëshe të punës, pra punohet të hënë, të martë, pushim të mërkurën, punohet të enjte, të premte dhe pushohet të shunën dhe të dielën.