Top Channel ka zbardhur ekskluzivisht dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal, ku dalin përgjimet nga aplikacioni ‘Sky’ të cilat ‘fundosën’ 11 persona, mes tyre edhe Erzen Breçanin.
Në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se grupi i strukturuar kriminal komunikonte në këtë aplikacion me kodet: K9B9EP (Erzen Breçani), GS4TDD (Ervin Mata), HFNERI dhe Q3QNV9 (Ismail Zeneli), Ç4RE2 (Bujar Germizi), DDRJEP, PIXCJ5, $7DEGI (Eralbi Breçani), THOZQH, V6FGL7 (Besmir Murati), DMi6CF (Dedan Gjoni), 35F73Z dhe jo me emrat e tyre. Në biseda flitet për trafikimin e sasive të koniderueshme të lëvëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt BE-së, kanabis dhe kokainë. Transfertat e parave kryeshin me një kompani me bazë në Spanjë, përmes sistemit ‘Halata’.
“Veç trafikimit të lëndëve narkotike, rezulton edhe përfshirja e funskionarëve publik, që ndajnë informacione të rëndësishme duke bashkëpunuar në vrasje”-thuhet në dosje.
Dosja e siguruar nga Anila Hoxha, zbardhur nga Web Top Channel, rendit me detaje episodet e të gjitha rasteve të kapjes së kokainës, e cila nis me datën 5 janar 2021, ku janë kapur 446 kg kokainë në Holandë. Droga u kap në një kontejner në portin detar të Roterdamit. Nga bisedat e zbërthyera në ‘Sky’ në datën 9 nëntor 2021, dalin Ismail Zeneli (HFNERI) me nofkën “Daja”, “Dajloki” dhe “Transporter”, Eralbi Breçani (S7DEGI) me nofkën “Boli” ose “Toni”, Besmir Murtati (V6FGL7) me nofkën “Kukesi” dhe një përdorues me nofkën”EIb” ose “Elb Nissan”.
Rolet e secilit për trafikimin e kokainës
Ismail Zeneli ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e drogës në vendin e origjinës. Edhe Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e drogës në vendin e origjinës. Po ashtu, Besmir Murtati ka porositur dhe ka financuar blerjen e kokainës në Brazil. Përdoruesi i Sky D**p ka pasur rolin: e kontaktimit të personave të huaj kryesisht nga Amerika e Jugut me qëllim sigurimin e lëndës narkotike; pritjen e shumave të parave të dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit ne vendet e Amerikës së Jugut; blerjen e sasive të drogës me këto para dhe organizimin e punës për futjen e lëndës narkotike në kontejnerë me qëllim trafikimin drejt Europës.
Më datën 9 nëntor të vitit 2021, dalin bisedat mes Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI, që komunikon me Eralbi Breçanin që mban kodin S7DEGI.Ata dyshohet se diskutojnë për dërgimin e një sasie prej 500 kg kokainë nga Amerika e Jugut drejt Valencias, ku Zeneli i shkruan dhe i dërgon mesazhe zanore.
Ata dyshohet se diskutojnë rreth dërgimit të një ngarkese prej 500 kg te llojit kokaine nga Amerika e Jugut
“Po kam fol, por më tha për këta javë 100% do bëj 500 cop me dysheme, me çanta nuk nisi gjo, me syt thue ti. O djalok se jam në makinë dhe nuk të shkruaj dot se edhe nuk shof mirë. Ça me të thënë, po presim këtë javë se ai tha po nisëm këtë javë, 500 ku di gjo tash. Presim edhe këtë javë ça me 60…”
Në datën 17 nëntor të vitit 2020, Ismail Zeneli i shkruan përdoruesit të paidentifikuar me kodin D**p. “..Si je. 0 …F, nga humbe, ca po bën? Ca kutie o daj, je duke bo tavan apo dysheme, si nuk na shkon me lirë. Po mirë mirë, më thuj ca je duke bo, dysheme apo tavan? Ok, sa cope do fusësh. Po mirë Oooo daku po e bën dot dysheme se ishte shumë e lehte. Pyet se ka. Dhe nuk e shofin…”.
Në bisedë diskutohet sesi do fshihet lënda narkotike në kontejner dhe çfarë sasie do të niset. Më tej diskutohet ‘dysheme apo tavan’, në të cilin vendoset lënda për të mos u gjetur nga kontrollet.
“Po sa janë o daj, qysh janë, ca janë? Na co një herë të dhënë masandej po foli. Po ti e din se kur është kështu, nuk e di se sa do i t’na marrin. Po ishalla marrin përsipër dhe e bëjnë si punë. Ndryshe ngelim, ca me të thënë zdi ca me të thënë. Njerëz jemi, tash po shofim a e marrin për sipër apo se marrin. Njerez kemi, 2-3 grupe që mund t’i pyesim, tash të them dhe flasim. Do t’ja tregoj direkt personit tim, a bën gjo apo zbën” -thotë Ismail Zeneli, i cili shpjegon rreth mundësive qe ka ai për të nxjerre lëndën narkotike nga konteninerët.
Në datën 24 nëntor 2020, Ismaili komunikon me Besmir Muratin, duke qenë i pakënaqur më veprimet e D** dhe duke qenë se ka dërguar para për të porositur drogën, shqëtësimin e tij dhe nervozizmin ja shpreh Muratit.
“O daje ca do bëjmë ore se ky dot që do ngarkojë. S’ka ça ngarkon ore se ka 3-4-5 muaj që është duke na rrejt, na griu. Po jo ore ca fole me të, s’kam fol gjo me të ashtu ngeli ai duke më thënë gjithë ato kohë or burrë. Këtej thotë janë 3-4 rrugë që dojnë më ngarku për Valencia. Tre grupe i ka të porositëm ai. Një e kam unë, një tij. Tani më tha kam për Brazilin, po leje thash na bëj këtë punën e Ekuadorit”. Ai lekët s’mi ka dhënë mua mbrapa a kupton. Sa lekë na ka borxh, i q* motrën 7-8 muaj me lekt dhe pa bo punë. I q* robt o burrë jo sot jo nesër, ma nxiu fytyrën. Më mirë fol vet me të.”-shprehet Ismaili.
Po atë ditë, Ismaili flet edhe me Eralbi Breçanin, të birin e Erzen Breçanit.
“O daj a nejte duke mu lut ti, me bo noj gjo me atë? Po ashtu janë nja 3-4. 2-3 I ka vetëm (D**p) që i ka porosit nga 2-3 veta. Po kshu pra është asht bo. O daj ka gjithë verën duke prit (D**p). Tani i ka porosit nja 3-4 tjera ai, vetë më ka thene. Ishalla mor dajlok, se na corjentun fare. Mileti po punojnë vetëm … nuk është duke bërë gjë me atëgrupin e vet. Ato tjerët po punojnë. O daj unë s’di gjo si me ja bo aty të grupi juj, unë jam vetëm me njerëzit këtu. Ndajini ju të gjitha, mua më lini 25%.”- i thotë Ismaili Erabit.
Më 6 dhjetor zhvillohet biseda në chat mes Ismail Zenelit (HFNERI), Eralbi Breçani (S7DEGI) dhe Besmir Muratit (V6FGL7), ku ndajnë pazaret dhe bien dakord.
HFNERI: Mjesi si jeni, a jeni mirë të gjithë. E para: unë ju kam dhon ktij grupi 50€ për punë që mos të dalin bllof s’di si tja shpjegoj ju. E dyta: Për ndarjen e 55 units unë jam me dy shok dhe jeni iu (D**p), Kuksi dhe Toni. Gjithsej jemi 6 persona. Une dhe (D**P) mbajmë nga 13.5 qe bojne 27. Dhe ju të katërt 28. Total unë me dy çunat e mi do paguaj 27.5. Dhe ju keni (D*) Kuksi dhe Toni 27.5. Kjo është them e dreita po jeni ne dakord na thuni. Duhet ti keni parasysh se tek 55 na marrin 30%. Ok boyës.
V6FGL7: Mjesi daj si je. Pa merak ashtu e lejmë
S7DEGI: Mirëmëngjesi. Un jam ne rregull…
(D**p): Si kaluat cuna më doli gjumi herët nga terapit. Daje bëji nji sinjal ti kaloj të gjitha infot, për mua është ok.
Në datën 6 dhjetor të vitit 2020, Ismail Zeneli komunikon me Eralbin, Besmir Muratin dhe një të paidentifikuar për një tjetër sasi droge 10 kg, me vlerë 10 milion lekë. Zeneli shpreh shqetësimin lidhur me personat që do të nxjerrin drogën pasi ata janë tërhequr dhe në grup ka nisur debati.
HFNERI: Kalojmë pak në temë punë (D**P). Këta frikësohen jo për gjo O daje. Po po ta di shteti atë pun ajo del në manifest me të kuqe. 20:30 do takona prap sonte. Mos fol me kan deri ka darka. Shohim a do kemi noj shans. Këta kanë hall mos i kap shteti. Mos të humbin njerëzit.
(D**P)—Po jo mer daj, kush është ai që e djeg me shtet, robt dun me fitu lek, jo me e djeg.
HFNERI: Për gjona të tjera jau mbaj unë përsipër, ju thash këtyre…
(D**P): Po më duket se këto po dredhin muhabetin se po intereson më shumë në anën tjetër. Daje bëjë fakt të kryer në e mbyllim deal me ju. Mbaro punën thuaj. Ça qenka ky muhabet, më ndrro ti mu në moment të fundit. 10 mln euro në kuti thuaji. Ti tërhiqesh si të do bytha, aty o e nxjerr o kapesh, por kur merr 30% si i be. Janë 100 bukë 3 mln euro. Se na fiku me u tërheq…
HFNERI: Ore do bëj çmos me ta, sa lek t’ju ofroj. Mu nuk më ka përmend përqindje. Unë rash dakord me ta, nuk besoj se është ky problemi, po ju them 40% vetëm nxjerrma. Tani së fundi po ju them kshu para 40%, veç ma boni si punë. Nuk besoj se është ky problemi, trust me.
(D**P): Po dal keq dhe me njerëzit se i thash iher me 30.
HFNERI: S’ka të bëjë përqindja, unë në 20:30 kam takim me ta edhe po ju la me dit…
Eralbi Breçani: O (D**P) vetëm ti bëhet puna Tios. Unë asgjë s’du nëse ngel me pagujt më shumë se gjynah.
HFNERI: Fola me një nga kta shokët dhe kemi lënë prape një takim tjetër, do përdorim të gjitha mënyrat dhe forcat që kemi më thanë me shpëtu si punë. Shohim nesër.
Në datën 16 dhjetor 2020, zhvillohet një bisedë në grup chat mes Ismail Zenelit, Eralbit, Muratit dhe një të paidentifikuari D**p. Ky i fundit thotë se po nis një rrugë të këtë javë me drogë, ndërsa Ismalili e uron “mbarë ishalla”, teksa në chat shkëmbehen edhe fotot të kokainës të futura në dyshemenë e kontejnerit. Ata flasin për persona që kanë 20 vite që merren me ‘ketë punë’, teksa flasin edhe për pazaret e parave të drogës sesi do të ndahen në përqindje me njëri tjetrin.
“Nuk ka shtet në Brazil, hajde e bëjmë kështu thuj e mbaj unë përgjegjësinë. O daj mënyra si i fusin në letër ato nuk e kap skaneri, kurse me çanta e kap. O daj ti e di në Brazil nuk ka shtet. O daj ne s’po garantojmë edhe atje ku paguajmë shtetin, ka 10% rrezik se të vjen shtetit, se ti pagu shtetin, nuk pagu policinë e gjithë Ekuadorit që të mos vijë njeri. Daje ai personi që njoh është super fuqi e takova dje. ”– thuhet ndër të tjera në përgjimet e zbardhura nga Top Channel Web.
Më tutje në bisedë, ata bien dakord që të organizojnë një ngarkesë nga Brazili dhe se do të dërgojnë para në Brazil, por ajo që del në pah është se Besmir Murati gjithmonë kërkon miratimin e Zenelit, duke nxjerrë në pah eksperiencën e këtij të fundit, thuhet më tej në dosjen e SPAK..
Në dosje renditen edhe rastet e tjera të planit të trafikimit të kokainës, edhe komunikimet pas sekuestrimit të drogës në Brazil. Dosja voluminoze tregon edhe detaje sesi u siguruan kushtet për vrasjen e Edmond dhe Albert Nelës, ku impikohen edhe zyrtarë të lartë.
*Ndalohet publikimi i materialit pa citim
Top Channel