Janë arrestuar dy drejtues mjetesh dhe janë vënë nën hetim 10 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit brenda dy javëve në qytetin e Shkodrës.
Mbi ta rëndon vepra penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu janë ndëshkuar 965 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 34 për parakalime të gabuara dhe 11 të tjerë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Kanë marrë masa administrative 14 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 39 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Gjithashtu janë ndëshkuar 894 shoferë të tjerë, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.